Flash

Video/ Muçi e Rashica rrëmbejnë Kupën e Turqisë: Besiktas mposht 3-2 Trabzonspor

Lapsi.al 23 May 2024
Video/ Muçi e Rashica rrëmbejnë Kupën e Turqisë:
Në pritje të vendimit të Jose Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, Besiktas fiton Kupën e Turqisë. Bardhezinjtë kanë mposhtur jo pa vështirësi 3-2 Trabzonspor në finale. Një sukses i rëndësishëm për klubin dhe trofeu i parë në Turqi për dy futbollistët shqiptarë: Ernest Muçi e Milot Rashica. Futbollisti kuqezi ka luajtur titullar, duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 90', kur Besiktas kërkontë forca të freskëta përpara në kërkim të fitores. Muçi u zëvendësua nga Kilicsoy, me teknikun Topraktepe që shtyu përpara gjithë ekipin, që shënoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë. Rashica nga ana tjetër e nisi nga pankina ndeshjen. Ai hyri në minutën e 64', duke marrë vendin e Ghezzal. Lexo më tej: Mourinho nga rival në trajner i Muçit e Rashicës: "Përmbushëm pritshmëritë e tij financiare" Ndeshja u bë e vështirë për Besiktas shumë shpejt. Trabzonspor shënoi golin e avantazhit në minutën e 18' me Onuachu. Reagimi i bardhezinjve erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Ghezzal barazoi me penallti në minutën e parë shtesë. Ucan kompletoi përmbysjen në minutën e 54', por pikërisht në minutën e 89' Pepe riktheu ekuilibrin. Kush mendonte se do të kishte shtesë u gabua, sepse në minutën e 94' Al-Musrati vendosi sfidën me golin e 3-2, që pa teknikun Topraktepe të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 99'.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI