Flash

Berisha thirrje emigrantëve: Përzëni Edi Ramën nga takimet ashtu siç ai ju përzuri nga Shqipëria

Lapsi.al 24 May 2024
Berisha thirrje emigrantëve: Përzëni Edi Ramën nga takimet

Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u kërkoi emigrantëve që ta përzejnë Edi Ramën. Gjithashtu Berisha u kërkoi emigrantëve të japin kontributin e tyre për demokracinë, dinjitetin dhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Nuk mund të vij Edi Rama të takojë administratën e tij dhe të thotë takova emigrantët, që përfaqësoni për kombin mallin e pashuar, dhimbjen e madhe, zërin e tij. Shumë nga ju më shkruajnë e më thonë se ju vjen keq për Shqipërinë si është katandisur. Më thoni se ndiheni keq që jeni larguar dhe nuk keni mundësi për të bërë diçka. Por të dashur shqiptarë në emigracion, ky tur turpi është mundësia juaj. Ktheheni këtë tur mashtrimi, në turin e së vërtetës. Çjerrini maskën Edi Ramës. Organizohuni datat që do vijë tek ju.

Mblidhuni bashkë, jo për ta takuar, por për ta refuzuar. Refuzojeni! Refuzojeni! Ashtu siç ju përzuri ai ju nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite 2 milionëshe me patronazhistët e tij. Të sigurt të jeni, që pas refuzimit tuaj, pjesën tjetër të punës do e bëjnë shqiptarët në Shqipëri, kur ai të kthehet. Nuk do mund të vijë herë tjetër!

Prandaj kushtrimi o sot o kurrë, për misionin e shenjtë, të shpëtimit të Shqipërisë, sot po fryn nga ju, emigracion dhe diaspora shqiptare. Është koha të bëni sërish histori. Të jepni kontributin tuaj, për demokracinë, dinjitetin dhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rrofshi ju. Rroftë çdo shqiptar që ka bërë sakrificën më të madhe, atë të mërgimit. Rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!" tha Berisah.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI