Flash

Diddy akuzohet sërish për sulm seksual

Lapsi.al 24 May 2024
Diddy akuzohet sërish për sulm seksual

Sean ‘Diddy’ Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga një ish-studente e Insitutit të Teknoligjisë së Modës në New York, e cila pretendon se reperi e ka droguar dhe përdhunuar në vitet 1990.

April Lampros paditi në Gjykatën Supreme të New York-ut reperin, duke thënë se lidhja mes tyre nisi kur Diddy ishte mentori i saj në industrinë e modës. Ajo u shpreh se e takoi reperin në SoHo Bar në vitin 1995, ku e teproi më alkoolin dhe më pas, ai e çoi në hotel.

Lampros thase ndjeu se dhoma po zvogëlohej dhe se reperi nisi të kryente aktin. Sipas dokumenteve, ajombajti distancë nga Combs për muaj me radhë, derisa ai e kërkoi sërish dhe e ftoi në evente të modës. Gruaja u shpreh se ajo ishte një studente naive dhe u besoi fjalëve të artistit, duke i dhënë një shans të dytë.

Ajo tha se darkuan së bashku dhe reperi e detyroi që t’i bënte seks oral në parking. Ata u pikasën nga roja i parkingut, por Diddy s’e vrau shumë mendjen. Pas ngjarjes, Lampros e injoroi, çka solli acarimin e Diddy-t, i cili e kërcënoi vajzën se do ta nxirrte nga industria e modës.

Rrëfimi i sajvjen pas videos shokuese në të cilën Diddy dhunonte ish-partneren e tij, Cassie.

“Jam i neveritur . Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”, u shpreh Diddy pas videos. Ai nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Ventura-s në video dhe nuk i kërkoi asaj falje, por shkroi: “Më vjen vërtet keq”./Lapsi.al

Të këshilluara

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor të Filmit në Kanë këtë javë. Në një intervi...

21:00

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me The Hollywood Reporter, aktori, foli për zgjedhjen e tij p...

19:34

Fabrizio Corona, baba për herë të dytë

Fabrizio Corona dhe e dashura e tij Sara Barbieri janë në pritje të një fëmije të parë së bashku. Lajmin e ka bërë të ditur revista e përjavshme Chi, e k...

20:21

E vërteta e videos virale të Kelly Rowland

Kelly Rowland, u bë tituj të martën kur u shfaq duke qortuar sigurinë në premierën në tapetin e kuq të filmit francezo-italian "Marcello Mio" gjatë Festivalit t...

21:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI