Flash

Kelly Clarkson zgjidh padinë me ish bashkëshortin

Lapsi.al 24 May 2024
Kelly Clarkson zgjidh padinë me ish bashkëshortin

Kelly Clarkson dhe ish-bashkëshorti dhe ish-menaxheri i saj Brandon Blackstock kanë zgjidhur paditë e tyre.

"Gjithçka është rregulluar," tha një burim për PEOPLE. Detajet janë konfidenciale dhe nuk u zbuluan.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga PEOPLE, Clarkson kërkoi një shkarkim të martën, më 21 maj, ndërsa firma e menaxhimit të Blackstock Starstruck Entertainment paraqiti kërkesën për të hedhur poshtë të gjitha pretendimet e artistes kundër tij të mërkurën, më 22 maj në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

Muajin e kaluar, Blackstock ,u përgjigj ndaj padisë që Clarkson ngriti kundër tij në mars. Ankesa pretendonte se Clarkson, duhet të marrë më shumë se 2.6 milionë dollarët që një komisioner i punës në Kaliforni vendosi që ish- bashkëshoti i saj i detyrohej për shkak të tejkalimit të kufijve të tij ligjorë si menaxher i saj.

Në dokumentet gjyqësore , Blackstock dhe firma e tij e menaxhimit Starstruck Management mohojnë "çdo akuzë" të ngritur nga Clarkson e cila i akuzoi ata për shkelje të ligjeve shtetërore të punës që nga viti 2007 kur ajo hyri në një marrëveshje verbale me kompaninë.

Padia e tij e depozituar në Kaliforni argumentoi se padia e drejtueses së talk show-t duhet të hidhet poshtë sepse vendimi i marrë nga komisioneri i punës në nëntor 2023 "është i detyrueshëm për Kelly".

Komisioneri i punës vendosi që Blackstock dhe Starstruck Management shkelën Aktin e Agjencive të Talenteve të Kalifornisë, i cili thoshte se menaxherët nuk mund të prokurojnë ose të përpiqen të sigurojnë punësim për artistët nëse nuk veprojnë në lidhje me një agjent të licencuar./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Diddy akuzohet sërish për sulm seksual

Sean ‘Diddy’ Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga një ish-studente e Insitutit të Teknoligjisë së Modës në New York, e cila pretendon se reperi ...

14:41

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor të Filmit në Kanë këtë javë. Në një intervi...

21:00

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me The Hollywood Reporter, aktori, foli për zgjedhjen e tij p...

19:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI