Flash

SHBA, BE dhe Britania: Ndarja në Bosnje-Hercegovinë është e pamundur

Lapsi.al 24 May 2024
SHBA, BE dhe Britania: Ndarja në Bosnje-Hercegovinë është e

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar reaguan ashpër ndaj njoftimit të autoriteteve të Republikës Sërpska se ky entitet do t’i dërgojë një propozim për “ndarje paqësore” entitetit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Nuk ka asnjë bazë ligjore, faktike apo racionale për thirrjet për “ndarje paqësore” të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi zyra e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se thirrje të tilla nuk çojnë askund dhe krijojnë frika të papranueshme në mesin e qytetarëve. Ambasada amerikane në Sarajevë tha se “ndarja” e Republikës Sërpska nuk nënkupton fundin e Bosnjë e Hercegovinës, por të Republikës Sërpska.

Ambasadori britanik, Julian Rielly, reagoi ngjashëm, duke shkruar në X, që më herët njihej si Twitter, se “nuk është e vërtetë që Republika Sërpska mund të shkëputet nga Bosnja dhe as që mund të ekzistojë jashtë shtetit”, por vetëm ekziston si një entitet brenda Bosnjë e Hercegovinës.

Më 23 maj, në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, Qeveria e Republikës Sërpska tha se brenda 30 ditësh, do të shkruajë një propozim për marrëveshje, lidhur me ndarjen paqësore në Bosnjë e Hercegovinë.

“BE-ja, mes tjerash, dhe përmes EUROF-it, është e përkushtuar për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të ofruar një mjedis të sigurt”, tha zyra e BE-së në Bosnje.

Blloku evropian u bëri thirrje udhëheqësve të Bosnjë e Hercegovinës “që të fokusojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis për pajtim dhe të kryejnë reformat e nevojshme për të arritur përparim në rrugën evropiane”. Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pas mbledhjes së Qeverisë në këtë entitet tha se do të kërkojë mbështetjen nga udhëheqja serbe për vendimin për ndarje. Një përpjekje për ndarjen e Republikës Sërpska do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës, në të cilën specifikohet statusi i të dy entiteteve./REL

Të këshilluara

OKB: Sëmundjet ngjitëse në rritje në Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) tha ditë e sotme se ka një rritje të sëmundjeve ngjitëse në Rripin e Gazës, duke cituar Organizatën Botërore ...

18:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI