Flash

SHBA dhe BE, mekanizëm të përbashkët kundër dezinformimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Lapsi.al 24 May 2024
SHBA dhe BE, mekanizëm të përbashkët kundër

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë themeluar një mekanizëm të përbashkët koordinues për Ballkanin Perëndimor, që do të përqendrohet tek lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve, përfshirë dezinformimin dhe propagandën që vjen nga Rusia dhe Kina. Mekanizmi i përbashkët është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, thuhet në deklaratë.

Duke përmendur “qëllimet e përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së në Ballkan” si dhe “aktorët e huaj që kanë vënë në shënjestër rajonin me operacionet e tyre” të ndikimit, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky mekanizëm i ri “do të forcojë integritetin e hapësirës informative në Ballkanin Perëndimor.”. “Ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët që ndajnë të njëjtat vlera që të jenë në gjendje të përballen me kërcënimin” nga këto operacione të huaja të manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes dhe “që të punojnë bashkërisht për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të zhvilluar fushata propagandistike dhe të manipulimit të informacionit në rajon.”

Departamenti i Shtetit thekson në deklaratë synimin për “të forcuar Evropën si një partner gjeostrategjik, forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit”. Objektivi, thekson më tej deklarata, është që partnerët rajonal të jenë më të sigurt dhe më të begatë. “Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës informative dixhitale. Në ditët e sotme, kur informacioni i bazuar në fakte dhe lajmet e manipuluara lëvizin lirshëm dhe pa kufi, një hapësirë informative e hapur dhe e bazuar në fakte është pjesë e pazëvendësueshme e qeverisjes së suksesshme demokratike”, -thuhet në deklaratë./VOA

Të këshilluara

OKB: Sëmundjet ngjitëse në rritje në Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) tha ditë e sotme se ka një rritje të sëmundjeve ngjitëse në Rripin e Gazës, duke cituar Organizatën Botërore ...

18:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI