Flash

Aksidenti i katërfishtë në Durrës, 61-vjeçarja niset drejt Traumës

Lapsi.al 25 May 2024
Aksidenti i katërfishtë në Durrës, 61-vjeçarja niset

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor "Plepa-Kavajë", ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se një nga të plagosurit, një grua 61-vjeçe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H. Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI