Flash

Allegri nuk e pranon shkarkimin e përplaset me Juventus: mohon çdo akuzën me një letër

Lapsi.al 25 May 2024
Allegri nuk e pranon shkarkimin e përplaset me Juventus: mohon çdo

Massimiliano Allegri nuk e pranon dhe brenda pesë ditëve të parashikuara nga shkresa me të cilën Juventus e shkarkonte nga detyra e trajnerit, duke e akuzuar për sjellje jo korrekte gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, ai u përgjigj. Me rindërtimin e tij të fakteve, trajneri toskan mohoi versionin e Juventus, duke e minimizuar incidentin dhe duke u zhveshur nga faji i cili, nëse pranohet ose konfirmohet, mund të çojë në shkarkim për arsyen e drejtë.

Kështu, po shkohet drejt një përplasjeje ligjore mes teknikut Allegri e Juventus fillimisht të mbërthyer në pozicionet e tyre përkatëse, me klubin bardhezi që synon shkarkimin. Pas vlerësimit të përgjigjes së trajnerit toskan, duke marrë parasysh justifikimet dhe rikonstruksionet, klubi duhet të vendosë hapin e radhës mes rithirrjes dhe shkarkimit. Ideja kryesore është që t'i komunikohet teknikut Allegri shkarkimi për arsye të drejtë, duke ndërprerë kontratën e trajnerit në fuqi deri në qershor 2025 - afërsisht 14 milionë euro bruto.

Lexo më tej: "Më erdhi turp", Zazzaroni zbulon telefonatën e fundit me Max Allegri

Një epilog që Allegri nuk është i gatshëm ta pranojë dhe që do ta përballojë me rrugë ligjore, duke hapur një mosmarrëveshje në gjykatën e punës, drejtësinë e zakonshme. Megjithatë, nuk është e sigurt se do të ketë përplasje në sallën e gjyqit, përkundrazi ka më shumë gjasa që palët të gjejnë një marrëveshje ekonomike që mund t'i kënaqë të dyja.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI