Flash

“Nuk është ndeshje trajnerësh” Tetova i jep protagonizmin lojtarëve para finales me Partizanin

Lapsi.al 25 May 2024
“Nuk është ndeshje trajnerësh” Tetova i jep

“Kemi udhëhequr kampionatin që nga java e 3-të. Skuadra është maksimalisht e përqendruar dhe e kemi përgatitur gjithçka në detaje. Besoj se do të bëjmë më të mirën. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre”. Kështu është shprehur tekniku Edlir Tetova në konferencën për shtyp të vigjiljes, duke treguar se nuk i trembet kundërshtarit të titulluar.

Egnatia kërkon të shkruajë historinë të dielën, në shansin e parë për të fituar titullin e parë kampion në histori. Rrogozhinasit kanë kryesuar gjatë gjithë sezonit të rregullt e tani do të sfidojnë kampionët në fuqi, që u renditën me pikë të barabarta, por pas tyre falë ndeshjeve direkte: “Nuk besoj se vlen eksperienca – tha Tetova -. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im pas Kupës ka entuziazëm dhe jam i bindur se do të japim më të mirën”.

SUPERKUPA NUK KA LIDHJE

Me statistikat sezonale pothuaj në ekuilibër të plota, tre barazime një fitore për rrogozhinasit e një në Superkupë për të kuqtë, ku edhe para portës kanë shënuar njësoj, nga 51 herë, për Tetovën, do të jetë një ndeshje e vendosur nga episodet. “Superkupa? Kjo është diçka tjetër dhe besoj se kjo finale ka dinamikë tjetër. Rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit të luajë në finale dhe finalja e Superkupës dhe ajo e nesërmja nuk kanë asnjë lidhje”.

Lexo më tej: “Nuk ka të nesërme”. Orges Shehi kërkon titullin e dytë: atë që i rrëmbeu, Partizani ka mudnësia tja kthejë

Egnatia vjen në këtë përballje pasi ka fituar Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi e tani kërkon të ulet në tavolinën e të mëdhenjve, duke fituar titullin kampion. “Kjo nuk është një ndeshje trajnerësh, janë lojtarët ata që do të thonë fjalët e tyre. Nuk dua të shprehem për kundërshtarin. Gjithkush merr masat e tij. Mendoj vetëm për ekipin tim dhe të japim maksimumin”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI