Flash

Video/ Ten Hag largohet me trofe: City mposhtet në finale, Fa Cup është i United

Lapsi.al 25 May 2024
Video/ Ten Hag largohet me trofe: City mposhtet në finale, Fa Cup

Manchester United fiton FA Cup për herë të trembëdhjetë në historinë e tij. “Red Devils” triumfuan në finale duke mposhtur 2-1 rivalët e tyre të Manchester City. Garnacho zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë, duke përfituar nga një rrëmuje e krijuar nga Gvardiol dhe Ortega. Më pas Mainoo dyfishoi epërsinë në minutën e 39'. Skuadra e Guardiolës ngushtoi diferencën në minutën e 87' me Doku, por atëherë ishte tepër vonë për të shpresuar për më shumë. United e ngre sërish trofeun pas tetë vitesh (hera e fundit në 2015/16).

FURI E DJAJVE TË KUQ

Një shkëndijë drite në sezonin e Manchester United. Në pjesën e parë, Citizens u përpoqën menjëherë të impononin ritmin e tyre në ndeshje, duke menaxhuar zotërimin e topit dhe duke u përpjekur, siç ndodh shpesh, të hapin fushën duke i mbajtur krahët në skaje. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, skuadra e Guardiolës bëri një gabim të rëndë, që çoi në avantazhin e kundërshtarit. Në një top të gjatë Ortega doli tepër i shkujdesur, Gvardiol tentoi pasimin prapa me kokë, por topi kaloi mbi portierin e tij. Garnacho përfitoi nga kjo dhe shënoi me portën të pambrojtura.

Lexo më tej: Video/ "Nuk e pranoj këtë pyetje": gazetari e tërbon, Ten Hag ikën nga konferenca e shtypit

Haaland dhe shokët e tij e ndienë goditjen dhe në minutën e 39' e pësuan sërish në kundërsulm. Garnacho fluturoi në të djathtë e pasoi për Bruno Fernandes, që shpiku një top filtrues për Mainoo. Talenti i ri anglez shënoi golin e dytë, duke i cuar shifrat në 2-0, rezultat me të cilin dy skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes.

RIKTHIMI I VONUAR I CITIZENS

Në fillimin e pjesës së dytë, Manchester City shtyu fort për të rihapur gjithçka. Haaland goditi një traversë të bujshme në minutat e para, pastaj Onana shpëtoi pothuajse mrekullisht ndaj Ëalker. Pak minuta pas minutës së 60' Alvarez kishte shansin për të ngushtuar diferencën, por gaboi i vetëm me ish-portierin e Inter. Në fund, blutë e Mançesterit arritën të riktheheshin në garë në minutën e 87' me goditjen e Doku drejt shtyllës së afërt (Onana ishte larg të qenit perfekt këtu), por tashmë ishte tepër vonë. Manchester United fitoi 2-1 dhe iu kthye suksesit në FA Cup pas tetë vitesh (hera e fundit në 2015/16), dhe u kualifikua në Europa League. Dështoi, ndërkohë, objektivi i “Duble” për City.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI