Flash

Video/ Egnatia kampione e Shqipërisë: Ibrahimoglu mposhti Partizanin dhe e zhveshi nga titulli

Lapsi.al 26 May 2024
Video/ Egnatia kampione e Shqipërisë: Ibrahimoglu mposhti Partizanin

Egnatia është kampione. Titulli nuk është më vetëm moral, por edhe i vërtetë. Klubi i vogël nga Rrogozhina, pas dy trofeve të Kupës në dy sezone, rrëmben edhe titullin kampion. Egnatia shkruan emrin e saj në librin e artë të kampionëve, për herë të parë në histori. Vendosi ndeshjen Ibrahimoglu në pjesën e parë, pastaj Sherri bëri shpëtimtarin ndaj Taipit. Në fund të finales së Final 4, Tetova i gëzohet një dopiete të pabesueshme me Kupën e Kampionatin të fituar.

Egnatia bëhet kështu skuadra e 10 që fiton të paktën një kampionat në historinë e futbollit shqiptar. Rrogozhinasit patën impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në 45 minutat e para bënë më mirë se një Partizan, i paqartë në atë që kërkonte. Spahiu ndryshoi fytyrën e skuadrës së Tetovës. E të mendosh që tekniku i kishte rezervuar pankinën për shkodranin që në minutën e 35 dha asistin për Ibrahimoglu, në golin që vendosi ndeshjen. Pastaj kontrolli e ekzekutimi i turkut ishin në perfeksion, gjë që nuk e bëri Mba kur u shfaq i vetëm përballë Sherrit.

POLEMIKA EDHE ME TAYLOR?

Prezenca e Antony Taylor në gjykimin e ndeshjes, mund të mos ketë shuar cdo polemikë, sepse me rezultatin 0-0 arbitri anglez i anuloi një gol të kuqve, për një faull brenda zonës së Egnatias. Sidoqoftë, për pjesën tjetër, gjithcka nën kontroll, madje edhe lojtarët kishin nën kontroll temperamentin e tyre.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/66537fbd616c3.mp4"][/video]

Shehi ndryshoi cfarë mund të ndryshohej në pjesën e dytë, por nuk ishte mbrëmja e duhur. Egnatia u mbyll prapa në kërkim të kundërsulmit, që mund të kishte ndëshkuar Partizanin, kur Spahiu në zhytje me kokë u ndal nga shtylla. Keqardhja më e madhe e teknikut dhe të kuqve është rasti i humbur nga Taipi. I shfaqur përballë portierit në minutën e 67', goditja e tij u devijua nga Sherri nën sytë e teknikut Sylvinho. Egnatia reziston, ka fat në goditjen e Skukës që shkon ngjitur me shtyllën dhe rrëmben titullin e parë kampion, dedikuar kampionit të tyre Raphael Dëamena, që u nda nga jeta nëntorin e kaluar, pikërisht në një ndeshje me Partizanin.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/66537fbd616c3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI