Flash

Video/ Gol, duartokitje e lot, Alex Sandro i jep lamtumirën Juventus: "Kurrë nuk kam qarë kaq në një javë"

Lapsi.al 26 May 2024
Video/ Gol, duartokitje e lot, Alex Sandro i jep lamtumirën Juventus:
Aventura e Alex Sandro te Juventus përfundoi pas nëntë sezonesh. Mbrojtësi brazilian i dha fund historisë së tij me bardhezinjtë në minutën e 74' të ndeshjes kundër Monza, në Stadium, në javën e fundit të kampionatit, duke shënuar gjithashtu golin e 2-0. Realizimi i 16 dhe i pari që nga prilli 2021 në 327 paraqitje për Alex Sandro (barazoi Pavel Nedved si lojtari i huaj me më shumë prezenca me klubin). Në momentin e zëvendësimit, i gjithë stadiumi e duartrokiti në këmbë brazilianin dhe Alex Sandro nuk mundi t'i mbante lotët e emocionit. Në bilbilin e fundit ai ishte i pari që ngriti dhe u tregoi tifozëve Kupën e Italisë të fituar në finalen kundër Atalantës. Më pas erdhi vlerësimi nga presidenti Ferrero, i cili i dhuroi fanellën speciale me numër 327, ndërsa shokët e skuadrës e duartrokitën në rreth. “Ishin ditë emocionuese për mua, nuk kisha qarë kurrë kaq shumë në jetën time në një javë, vërtet, jo vetëm sot – tha ai për Dazn në fund të ndeshjes –. I gjithë ky rrugëtim ka qenë i bukur për mua. Falënderoj tifozët, qytetin, ky vend i mrekullueshëm që është Italia dhe të gjithë shokët e mi. Jam krenar për veten time dhe për atë që kam bërë, jam shumë i lumtur për historinë e bukur që kam krijuar për të gjithë këta njerëz. Allegri është një trajner nga i cili kam mësuar shumë, e falënderoj për besimin që më ka dhënë, jo vetëm si lojtar, por edhe si person. Ai vërtetë është një person special në jetën time".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI