Flash

Dybala, rregulla të panegociueshme: dy kërkesat e çuditshme për të ftuarit në dasmën e tij

Lapsi.al 27 May 2024
Dybala, rregulla të panegociueshme: dy kërkesat e çuditshme
Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dasma mes Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini. Të dy do t'i thonë "po" njëri-tjetrit më 20 korrik në Buenos Aires, pas shumë vitesh fejesë. Vetëm se të ftuarit në ngjarjen e madhe do të duhet të respektojnë disa rregulla.

TË FTUAR ME... KUFIZIME

Dita e madhe po vjen edhe për Paolo Dybala. Argjentinasi do të kurorëzojë bashkimin e tij me martesë me Oriana Sabatini më 20 korrik në Buenos Aires. Nëna e Orianës, Catherine Fulop, ka folur për ngjarjen e madhe, duke treguar për programin argjentinas “Corta por Lozano” dy kërkesat e çuditshme të çiftit për të gjithë të ftuarit. Fillimisht sidoqoftë ajo saktësoi se do të jenë 300 të ftuar, shumë lojtarë dhe se vera e zgjedhur do të jetë ajo e prodhuar nga Leandro Paredes. Lexo më tej: Oriana Sabatini rrëfen propozimin e Dybala për Verissimo: "Kujtova se po bënte shaka"

DY KËRKESAT E PAZAKONTA

Kërkesa e parë për mysafirët është të mos sjellin celularët me vete pasi do të jetë rreptësisht e ndaluar. U saktësua se do të ketë fotografë të stacionuar kudo për të përjetësuar çdo moment të ngjarjes dhe gjithashtu për të shmangur rrjedhjet e lajmeve dhe fotove në bazë të marrëveshjeve ekskluzive. Kërkesa e dytë është që si dhuratë nuk duan video të të dyve si fëmijë që tregojnë historinë e tyre dhe foto e video me familjen. Me pak fjalë, rregulla strikte në shtëpinë Dybala.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI