Flash

Kuvend/ Opozita i bie tavolinave, Rama bën orakullin

Lapsi.al 27 May 2024
Kuvend/ Opozita i bie tavolinave, Rama bën orakullin

Kryeministri Edi Rama vijon fjalën e tij në foltore ku po diskuton në lidhje me projekt rezolutën kundër korrupsionit, i ka kërkuar opozitës votimin e saj.

Ai u shpreh se do apo jo opozita flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel.

Në fjalën e tij, Rama filloi sërish me parashikimet.

“Nisëm që dëshmon se PS jo vetëm nuk ka lodhje me pushtetin apo vetëkënaqësi, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit dhe vetëndryshimin e vazhdueshëm që na bën edhe opozitë e vetme serioze e vetvetes.

Ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nuk ndalet. Votojeni pr rezolutën dhe nëse nuk gjeni forcën mos bojkotoni komisionin që do të ngrihet menjëherë pas miratimit.

Sa herë ju kam thënë mos bëni këtë apo atë, këtë bëjeni, ju ka dalë siç ju kam thënë. Për një arsye të thjeshtë. Jo sepse jam më i zgjuar se ju, por sepse nuk keni dashur kurrë të mësoni se vendimmarrjen me shikimin deri te hunda, rrugën që duket e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Ndaj ne jemi këtu e ju aty. Me mend në kokë! Keni ende shumë për të parë. Ajo që kemi nisur 10 vite më parë të bitiset 5 vite më pas kur flamuri shqiptar doni apo jo ju do ngulet në oborrin e BE në Bruksel”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI