Flash

Lautaro Martinez, 24 gola e 6 asist: El Toro, absolutisht lojtari më i mirë i Serie A 2023/24

Lapsi.al 27 May 2024
Lautaro Martinez, 24 gola e 6 asist: El Toro, absolutisht lojtari më i
Lautaro Martinez feston titullin kampion si kapiten i Inter dhe çmimin si lojtari më i mirë absolut i Serie A 2023/24. Për të shpërblyer argjentinasin, i cili e mori trofeun në para-ndeshjen Hellas Verona-Inter në fushën e stadiumit "Marcantonio Bentegodi" në Verona, Lega Serie A ka hartuar një renditje, e cila duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të realizuara duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Haëk-Eye, që kurorëzoi El Toro si lojtari më i mirë i sezonit. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo lejon të analizohen aspekte thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A TIM (me përjashtim të javës së 38 të kampionatit). Lexo më tej: Lautaro rrëfen çfarë do të thotë të jesh kapiten i Inter: “Asllani nuk më foli ca kohë” “Viti i Lautaro Martinez ishte i jashtëzakonshëm për sa i përket performancës dhe lidershipit - deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo -. Sulmuesi i Inter përfaqësoi, me karizmën dhe veprimet e tij, kapitenin perfekt të një grupi të bashkuar shkëlqyeshëm, që fitoi me meritë titullin. Në vitin e tij të tretë radhazi me më shumë se 20 gola në Serie A TIM, kampioni i botës argjentinas është tashmë një Lojtar elite absolut, një pasuri e Inter dhe kampionatit tonë, i aftë për të qenë gjithmonë vendimtar në momentet përcaktuese të sezonit”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI