Flash

Shkoi te kampet e emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian nuk u lejua të futej brenda kantierit pa autorizim

Lapsi.al 27 May 2024
Shkoi te kampet e emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian nuk u

Deputeti i Partisë së Gjelbër në Itali, Angelo Bonelli ka shkruar ditën e sotme te kantierët e ndërtimit për qendrën e strehimit të emigrantëve në Shëngjin nga Italia. Ndërkohë sipas raportimit të mediave italiane Bonellu ka ngelur pas dere pasi nuk është lejuar.

Teksa ka shkuar që të inspektojë punimet që po kryhen në Shëngjin, deputeti italian nuk është lejuar përgjatë gjithë paradites së sotme që të futet brenda kantierit të ndërtimit. Përplasja ka ndodhur pasi autoritetet shqiptare nga njëra anë i kanë bërë me dije se tashmë në pikën ku po ndërtohet qendra e emigrantëve, çdo gjë në bazë të ligjit është italiane për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ambasadori italian në Tiranë, e ka informuar se duhet të marrë autorizim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasadori italian i ka kërkuar që të presë deri në mbërritjen e tij në Shëngjin dhe më pas është lejuar i shoqëruar që të kryejë inspektimin brenda kantierit. Ndryshe nga punimet në Gjadër, në Shëngjin, punimet janë në rrugë të mbarë, transmeton ‘La Repubblica’.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI