Flash

U arrestua pas vetëvrasjes së polices në Tiranë, gjykata liron nga burgu Endri Nikën

Lapsi.al 27 May 2024
U arrestua pas vetëvrasjes së polices në Tiranë, gjykata

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 28-vjecarin Endri Nika, të dashurin e efektives Aldorjana Loshi e cila i dha fund jetës pak ditë më parë në Tiranë. Nika u arrestua fill pas ngjarjes për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi kishte fshirë mesazhet që kishte shkëmbyer me policen. Mësohet se pala mbrojtëse ka kërkuar për 28-vjeçarin "Detyrim paraqitje", ndërkohë gjykata ka vendosur ta lërë në "arrest shtepie".

Endri Nika, i dashuri i efektives Aldorjana Loshi, u arrestua pas ngjarjes së rëndë dhe u shoqërua në polici për tu marrë në pyetje. Sipas raportimeve të bëra më herët, 28-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. I riu ka deklaruar se në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, për të mos u zbuluar lidhja e tyre dhe më pas ishte larguar nga banesa. Sakaq arsyeja që e ka shtyrë policen drejt aktit ekstrem vijon të mbetet mister.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI