Flash

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB për 47% të MABCO

Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.

16:05

Zazzaroni shkatërron Zhang: "Te Inter aplikoi skemën Ponzi"

Lapsi.al 27 May 2024
Zazzaroni shkatërron Zhang: "Te Inter aplikoi skemën Ponzi"

Në kohën kur Steven Zhang e lojtarët e Inter këmbejnë sinjale vlerësimi e respekti me njëri-tjetrin dhe tifozët zikaltër e adhurojnë figurën e presidentit të titullit të 20, ka ardhur një sulm i papritur nga drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni. Në editorialin e tij, Zazzaroni shkatërron ish-presidentin e Inter Steven Zhang.

Kundërpërgjigja e drejtorit të Corriere erdhi pas letrës së Zhang drejtuar botës zikaltër. Ja çfarë shkruan Zazzaroni në editorialin e tij në Corriere dello Sport.

Lexo më tej: "Nuk isha gati për lamtumirën": letra e Zhang për Inter e pastaj mesazhi për Oaktree

E lexova letrën e Zhang drejtuar tifozëve jo një herë, por dy herë. E pranoj që nuk derdha asnjë lot. Steven shkruan “Nuk isha gati të largohesha nga Inter”. I kujtoj se Oaktree kishte tre vjet që ishte gati për ta marrë. Ditë më parë eksperti i madh Alessandro Giudice më shpjegoi se ishin të gjithë elementët për të krijuar një serial Netflix. Subjekti, një gjigant i bazuar ekskluzivisht në kreditë e lehta, të marra nëpërmjet sistemit të favorizimit të brendshëm të Partisë Komuniste Kineze, përhapet në të gjithë botën. Me dy fjalë - dhe askush të mos ofendohet - një deklinim i veçantë i skemës Ponzi (*) i zgjidhur me eutanazinë financiare. Kush e di se si do të sillet Oaktree? Megjithatë, nëse do të isha interist, do të ndihesha pak më i qetë. Pothuajse i sigurtë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI