Flash

Beleri flet nga burgu për mediat greke: Ndaj meje u bë grusht shteti

Lapsi.al 28 May 2024
Beleri flet nga burgu për mediat greke: Ndaj meje u bë grusht shteti

“Marr forcë dhe kurajë nga mbështetja e banorëve të Himarës dhe të gjithë grekëve”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe tashmë edhe kandidat për në Parlamentin Europian me “Demokracinë e Re”, Fredi Beleri foli nga burgu për gazetarin grek Antonis Schroiter të televizionit Alpha. Beleri tha se qëllimi i tij ishte të merrte detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata nuk më lejuan, në një grusht shteti, të merrja përsipër detyrat që më besoi populli i Himarës” – tha ai.

Në lidhje me kandidimin e tij, ai tha se “është një detyrim i madh, një nder i madh që i është bërë nga kryeministri grek. Më jep forcë dhe kurajë të vazhdoj luftën time për mbrojtjen e të drejtave të himarjotëve, por edhe të gjithë diasporës (greke) në Shqipëri”. Ai e quajti “padrejtësi” burgosjen e tij prej 1 viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiak të Himarës.

“Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, - shtoi ai. “Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar apo të pranoj një zbritje për atë që besoj Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë”, - tha ai prerazi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI