Flash

Del në shitje shtëpia e filmit "Home Alone"

Lapsi.al 28 May 2024
Del në shitje shtëpia e filmit "Home Alone"

Shtëpia e famshme e filmit  ‘Home Alone’  ka dalë në shitje për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është zgjeruar në vitin 2018 dhe pronarët aktualë kanë jetuar në të për 12 vjet. Pronarët e rinj do të kenë në dispozicion pesë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete. Përveç kësaj, shtëpia ka një kinema, si dhe një fushë sportive të brendshme.

Në momentin e xhirimeve të pjesës së parë të filmit “Home Alone”, kjo shtëpi  i përkiste familjes Abendschien. Ata e zotëronin shtëpinë nga viti 1988 deri në vitin 2011, kur e shitën për 2.4 milionë dollarë. Kjo familje jetoi në shtëpi vetëm një vit e gjysmë kur e kërkoi Chris Columbus, regjisori i një prej filmave më të njohur të Krishtlindjeve.

“Ai na tha se shtëpia jonë është ideale për xhirime. Nuk e kishim idenë se filmi do të kishte një sukses të tillë,” thanë pronarët më herët.

[embed]https://www.instagram.com/reel/C7W5UIsum0U/?utm_source=ig_embed&ig_rid=81853e7d-4812-4e5d-b7d0-29d6f4995db0[/embed]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI