Flash

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça

Lapsi.al 28 May 2024
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Muçën duke e lënë në masën e 'arrestit në shtëpi'. Apeli la në fuqi masën e 'arrestit në shtëpi' për Muçën, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë, me argumentin se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

Ervin Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS gjatë kohës së tij si drejtor i IT-së në policinë e Shtetit. Prokuroria e Tiranës njoftoi më datën 9 prill marrjen në hetim të Ervin Muçës në cilësinë e drejtorit të IT-së në policinë e shtetit për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Menjëherë ai u shkarkua nga detyra që mbante prej drejtorit të përgjithshëm. Për këtë çështje është ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, në të cilën dëshmoi edhe Muça pa praninë e kamerave.

Ndërkohë ai u thirr në SPAK për të dëshmuar më 12 prill, ku para mediave deklaroi se është i pafajshëm, pasi sipas tij ka vetëm spekulime mediatike, ndërsa ka kryer vetëm detyrën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI