Flash

Hapet tenderi për stacionet e hekurudhës Tiranë-Durrës

Lapsi.al 28 May 2024
Hapet tenderi për stacionet e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hekurudha Shqiptare po kërkon kompaninë që do të ndërtojë stacionet e trenit përgjatë linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit. Procedura e prokurimit publik është publikuar në faqen e Bankës Evropiane për Rndërtim dhe Zhvillim, si një nga bankat që ka akorduar kredi për këtë vepër hekurudhore, ndërsa kompanitë e interesuara duhet të depozitojnë ofertat e tyre deri në datën 9 korrik.

Ndërtimi i godinave të stacioneve është një nga komponentët, që nuk është përfshirë në punimet që po kryhen aktualisht për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore dhe për këtë aryse po tenderohen të ndara.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë u bë me dije se aktualisht kanë përfunduar 70% e volumit të punimeve dhe 90% e veprave të artit. Po ashtu, u njoftua se punimet parashikohet të përfundojnë në mars të vitit 2025.

Gjithsesi, përveç stacioneve janë edhe 2 komponentë të pritet të plotësohen në vijim. Bëhet fjalë për elektrifikimin e kësaj linje, si dhe zgjatimin për në bulevardin e ri, ku ka qenë stacioni përpara prishjes së tij.

Kjo, pasi projekti aktual përfshin ndërtimin e linjës hekurudhore, deri në stacionin e Kasharit. Paralelisht, pritet edhe vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve që preken nga zbatimi i projektit e që kryesisht janë të pozicionuar përgjatë degëzimit të ri që shkon drejt aeroportit të Rinasit.

Vënia në funksion e kësaj linje pritet t’i japë një hov transportit hekurudhor në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm ulje të kostove të transportit për udhëtarët dhe mallrat, por edhe ulje të ndjeshme të emetimeve të gazeve me efekt serrë e rrjedhimisht përfitime mjedisore dhe shëndetësore./Scan Tv

Të këshilluara

Sarandë, plagoset me thikë një i ri

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari i identif...

19:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI