Flash

"Kam një propozim". Allegri kërkon 14 mln euro për të mos shkuar në gjyq: Juventus refuzon

Lapsi.al 28 May 2024
"Kam një propozim". Allegri kërkon 14 mln euro për
Pas shkarkimit në fund të finales së Kupës së Italisë, Juventus dhe Massimiliano Allegri vazhdojnë të komunikojnë për të mos përfunduar në gjykatë. Trajneri toskan, i cili ditët e fundit kishte hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga klubi bardhezi me një letër, u ka paraqitur një propozim drejtuesve të Zonjës së Vjetër për ta mbyllur këtë çështje me një transaksion. Saktësisht, raporton La Gazzetta dello Sport, ish-tekniku i Cagliari dhe Milan ka kërkuar 14 milionë euro bruto, për të dhe stafin e tij, nga 20 milionët e parashikuara nga kontrata e hartuar në maj 2021 me ish-presidentin Andrea Agnelli. Ishte i sigurtë refuzimi i Juventus, që synon të ulë shifrën. Lexo më tej: Allegri nuk e pranon shkarkimin e përplaset me Juventus: mohon çdo akuzën me një letër Allegri, ndërkohë, me dëshirën për të gjetur një marrëveshje për të qenë i lirë për të nisur një aventurë të re në pankinë, po reflekton për ofertën që ka marrë nga Arabia Saudite. Ata që e kërkojnë janë kampionët e freskët të Al-Hilal, të cilët e kanë vënë në pole position për pankinën pas fitores së kampionatit. Në tokën saudite, 56-vjeçari nga Livorno do të gjente Koulibaly e Milinkovic-Savic, pa harruar Neymar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI