Flash

Meta për Ramën: Në 11 vite është komandati i korrupsionit

Lapsi.al 28 May 2024
Meta për Ramën: Në 11 vite është komandati i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh rezolutën antikorrupsion të miratuar nga socialistët me 76 vota në Kuvend si rrugë shpëtimi për Edi Ramën, të cilin e akuzoi në një konferencë për mediat si përgjegjësin e korrupsionit galopant që ka mbërthyer vendin në 11 vite qeverisje të PS.

“Jemi shumë të qartë se i vetmi përgjegjës në Shqipëri i certifikuar botërisht për gjithë këtë korrupsion galopant, kryer në 11 vite është ai që komandon timonin, të gjitha tepsitë që është Edi Rama. Shikoni të gjithë treguesit që kur ka ardhur ai në pushtet sesi janë.

Jemi vendi i parë në Europë pas Rusisë, vendi i dytë në botë për ryshfet pas Zambias, për shkak të korrupsionit të tij. Nuk ka patur ndonjë reagim të ndonjë institucioni ndërkombëtar sesi janë shpenzuar fondet e donatorëve për tërmetin dhe pandeminë. Vetëm në rastin e Shqipërisë është kërkuar transparencë pasi ka pasur bindje të qartë për hajdutëri të paparë edhe në kohë pandemie dhe fatkeqësie.”

Meta tha se opozita do të vijojë aksionin e saj përmes protestave si kundër qeverisë edhe kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Ai ta gëzojë korrupsionin, detyra e opozitës është të vijojë betejën pa kompromis në Parlament dhe bashkinë e Tiranës. Falënderoj ata që kanë protestuar atje për ta shporrur mostrën e “5D”. Betejë e pandalshme deri në çrrënjosjen e këtij regjimi. Ky regjim do të bjerë në greminë, do një të shtyrë dhe ne nuk do t’ia kursejmë.”

Por kreu i PL shprehu rezerva për mënyrën si aleatët e tij në opozitë po organizohen për të rrëzuar, të ashtuquajturin regjimi i Ramës. Sipas tij, ata duhet të ndjekin shembullin e Partisë së Lirisë për të bërë betejën sa më efikase.

“Partia e Lirisë është në krye të aksionit opozitar çdo ditë. E ka nisur nga vetja duke përmirësuar organizimin e saj dhe është e rëndësishme ta bëjë gjithë opozita përballë kësaj makineri mafioze. Kjo kërkon organizim më të mirë dhe efikas sesa deri tani”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI