Flash

Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj

Lapsi.al 28 May 2024
Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj

Tina Knowles, nëna e Beyonce ka ndarë së fundmi disa informacione për artisten.

Në një video për Vogue, të cilën e ka shpërndarë në Instagram, 70-vjeçarja ka treguar për të: “Beyonce ka qenë shumë e turpshme dhe pak e frikësuar. Ditën që ajo u ngrit për dikë, ajo nuk u ngrit për veten e saj. Jam shumë e emocionuar duke folur për të, nuk mund të jem më krenare se kaq për vajzën time”. 

Knowles foli gjithashtu për vajzën tjetër të saj, Solange teksa e përshkruan si një “aktiviste” të zellshme. Ajo ndër të tjera gjeti kohë të fliste edhe për Kelly Rowland, të cilën e ka konsideruar prej kohësh pjesë të familjes së saj.

Rowland ishte pjesë e “Destiny’s Child” së bashku me Beyoncé dhe u zhvendos me familjen e saj kur ajo ishte adoleshente.

“Kelly ishte gjithmonë ai fëmijë që u përpoq t’i mbronte të gjithë.  Çdo fëmijë është i ndryshëm! Por gjithçka është kaq e veçantë. Unë besoj se fëmijët lindin me personalitetin e tyre.

Të treja vajzat e mia i trajtuan gjërat shumë ndryshe. Mësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e tyre. Gjithmonë lavdëroni ndryshimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave për të cilat mund të jeni krenarë për to”, deklaroi Tina.

Të këshilluara

Travis Scott dhe Tyga përplasen në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë...

17:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI