Flash

"Nuk arrij të fle, kam makthe": postimi i interistit Frattesi i referohet portierit rezervë të Veronës Perilli

Lapsi.al 28 May 2024
"Nuk arrij të fle, kam makthe": postimi i interistit Frattesi i

Një ndeshje argëtuese u zhvillua në Bentegodi mes Veronës, që zbriti në fushë tashmë e shpëtuar dhe kampionit të ri të Italisë Inter. Ndeshja ishte edhe një sfidë brenda sfidës mes Frattesi dhe Perilli.

SHANSI PËR PERILLI

Simone Perilli, portieri i dytë i Veronës, mbrojti portën e Hellas. Me shpëtimin tashmë të siguruar, Baroni u dha hapësirë lojtarëve që luajtën më pak gjatë sezonit. Kështu Montipò, portieri titullar i Veronës u ul në pankinë, duke i lënë vend portierit të dytë Perilli. E në atë ndeshje, portieri u shndërrua praktikisht në një makth për Davide Frattesi.

Lexo më tej: Zazzaroni shkatërron Zhang: "Te Inter aplikoi skemën Ponzi"

"KAM MAKTHE"

Frattesi nuk arriti të gjente rrugën drejt golit në rezultatin 2-2 final. Në fakt, golat u shënuan të dy nga Arnautovic. Mesfushori italian, megjithatë, u bllokua disa herë nga portieri i dytë i Hellas. Në fund të ndeshjes Frattesi postoi një frazë në rrjetet sociale që ishte krejtësisht i kuptueshëm: “Nuk më zë gjumi, kam makthe”. Është e qartë referenca për super performancën e zëvendësuesit Perilli që priti gjithçka. Përgjigja e portierit ishte e shpejtë: “E imagjino se dje as nuk u impenjova shumë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI