Flash

OKB: Një milion palestinezë janë zhvendosur nga Rafah

Lapsi.al 28 May 2024
OKB: Një milion palestinezë janë zhvendosur nga Rafah

Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se në tre javët e fundit një milion palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës që ndodhet nën objektivin e sulmeve të Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim nga llogaria e UNRWA-së në X jepet informacion lidhur me situatën në qytetin Rafah. Në deklaratë thuhet se në tre javët e fundit një milion palestinezë migruan nga Rafah në pjesë të ndryshme të Gazës për t’u shpëtuar sulmeve të ushtrisë izraelite.

Më tej bëhet e ditur se këta njerëz të cilët nuk kanë në vend të sigurt ku mund të shkojnë, po largohen nga sulmet që vazhdojnë. Duke tërhequr vëmendjen për mungesën e ushqimit dhe ujit, në deklaratë thuhet se çdo ditë e më shumë po bëhet pothuajse e pamundur të sigurohet ndihmë dhe mbrojtje për palestinezët në Gaza.

UNRWA në deklaratën e saj më 20 maj njoftoi se brenda dy javësh mbi 810 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga Rafah në të cilin ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj.

Më 7 maj ushtria izraelite filloi ofensivë tokësore në Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka marrë nën kontroll pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI