Flash

Carlo Marchetti, noteri që është gati të bëhet president i Inter

Lapsi.al 29 May 2024
Carlo Marchetti, noteri që është gati të bëhet

Carlo Marchetti mund të jetë presidenti i ri i Inter. Fondi Oaktree, pronari i ri i klubit zikaltër, po ndërmerr hapat e parë për të kuptuar më mirë zonat e ndryshme të shoqërisë, por në pritje të mbledhjes së aksionarëve më 4 qershor, duhet të zgjidhet presidenti i ardhshëm. Një nga favoritët për këtë rol është Marchetti, një noter milanez tashmë në Bord prej tre vitesh dhe një tifoz i Inter. Do të ishte një mbrojtje më shumë për fondin amerikan, duke qenë se vetë Marchetti, së bashku me Amedeo Cassarai, ishin dy administratortët e pavarur të zgjedhur direkt nga Oaktree.

Për këtë arsye Marchetti do të rikonfirmohet në Bordin e ri të Drejtorëve. Duke qenë i vlerësuar si nga drejtuesit amerikanë ashtu edhe nga ata italianë, ai është favoriti për t'u ngritur në nivel dhe për të marrë një rol edhe më institucional siç është ai i presidentit.

Marchetti punon në firmën noteriale me të njëjtin emër, që merret me të drejtën e korporatave, financiare dhe bankare, duke ushtruar profesionin që nga viti 2004. Përveç kësaj, ai është autor i disa publikimeve mbi të drejtën krahasuese kontraktuale dhe të korporatave si dhe profesor i rregullt i të drejtës private krahasuese në Universitetin e Milanos. I lindur në vitin 1973, ai është djali i Piergaetano Marchetti, super konsulenti i Guido Rossi në krijimin e Consob dhe president i RCS për tetë vjet.

Për më tepër, Carlo Marchetti është president i Fondazione di Comunità Milano, Check Point dhe Xgen Venture si dhe është në bordin e drejtorëve të Agrati Group, Colussi dhe Goglio.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI