Flash

Masakroi me thikë dy viktimat dhe më pas dogji trupat, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Lapsi.al 29 May 2024
Masakroi me thikë dy viktimat dhe më pas dogji trupat, 30 vite burg

Më shumë se pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku u vranë dhe u dogjën dy viktima është dënuar autori i ngjarjes së rëndë. Fatmir Dervishi u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm e më pas me 30 vite burg.

Mësohet se ai midis natës së 31 dhjetorit 1996 dhe 1 janarit 1997 vrau dy persona. Nga detajet e zbardhura mësohet se një nga viktimat ishte prerë në fyt ndërsa tjetri tjetri ishte masakruar me 27 plagë me thikë dhe një plumb në ballë.

Pas vrasjes autori dogji trupat e pajetë me idenë që krimi i rëndë që kreu të mos zbardhej. Ndërkohë tani pas shumë vitesh autori u dënua ndërsa mohoi para gjykatës që ka qenë ai që i vrau dy viktimat.

“Nuk isha unë,” tha ai por kjo nuk mjaftoi për të bindur gjyqtarët profesionistë të Gjykatës së Apelit të Torinos, të cilët e dënuan sërish me 30 vjet burg.

“Do e apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, njoftoi avokati i të akuzuarit.

Shqiptarët Ilir Haxia dhe Kastriot Tufa udhëtuan nga Padova për të festuar vitin e ri së bashku me bashkatdhetarët e tyre. Dhe ata u vranë në atë mënyrë mizore nga tre burra të tjerë, më 12 qershor 1998 Dervishi, i cili ndërkohë kishte ikur, u dënua me burgim të përjetshëm si i arratisur. 30 vjet burg për një bashkëpunëtor, Dridanet Iberisha dhe 6 vjet për një tjetër, Sami Casmi.

“Ishte ai që akuzoi Dervishin”, kujton avokati.

Dy javë më parë të dy u gjendën përballë njëri-tjetrit në gjykatën e Torinos. 44-vjeçari shqiptar u arrestua dhe kërkoi një gjykim të ri. Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e tij të parë, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë vendim dhe vendosi një çështje të re (e treta në apel).

Të këshilluara

Kris arma në Prishtinë, një i plagosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Prishtinë. Ndërko...

19:23

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI