Flash

Nuk ka shkuar ende te Real, Mbappé projekton lëvizjen e ardhmshe: "Nëse shkoj në Itali, do jetë për Milan"

Lapsi.al 29 May 2024
Nuk ka shkuar ende te Real, Mbappé projekton lëvizjen e ardhmshe:
Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milan, ende pa u bashkuar me klubin e tij të ri, Real Madrid. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serie A: "Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë – ishin fjalët e tij me rastin e European Global Soccer Awards –. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj te Milan”. "Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milan dhe gjithmonë kam ndjekur Serie A, çdo ndeshje të Milan - shpjegoi për Sky tashmë ish-lojtari i PSG, që do të veshë fanellën e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm -. E gjithë familja ime është tifoz e madhe e Milan!”. Lexo më tej: FOTO/ Mbappé blen shtëpi në Madrid: çmimi i ekzagjeruar e fqinji i i tij është një ikonë e Hollywood Në fund, një falenderim për PSG, klub nga i cili largohet në pritje të zyrtarizimit te Real Madrid: "Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike. Kam kaluar shtatë vjet në këtë klub, ka trofe dhe gola, por në fund të fundit, kanë më shumë rëndësi marrëdhëniet që krijohen me njerëzit", e mbylli Mbappé.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI