Flash

Olympiacos-Fiorentina, finalja e Conference: Italiano kërkon revanshin, përballë "specialistit" Mendilibar

Lapsi.al 29 May 2024
Olympiacos-Fiorentina, finalja e Conference: Italiano kërkon revanshin,

Italia ëndërron përsëritjen: pas Europa League me Atalantën, sonte Fiorentina sfidon Olimpiakos në finalen e Conference League. Nuk do të jetë aspak një sfidë e lehtë për violat, që do të luajnë "në shtëpinë" e rivalëve të tyre, në Athinë dhe kundër një trajneri, Mendilibar, i cili e di se si munden italianët, duke qenë se vitin e kaluar ishte në pankinën e Sevillas, me të cilën mposhti Romën në finalen e Europa League. Por, siç shpjeguan Vincenzo Italiano dhe kapiteni Biraghi në prag të ndeshjes, ka dy motive shtesë për grupin: revanshi për humbjen e vitit të kaluar ndaj Ëest Ham dhe dëshira absolute për të ngritur trofeun për t'ia kushtuar ish-drejtuesit Joe Barone, të ndarë nga jeta.

Fiorentina e ka finalen e dytë radhazi, pas asaj që humbi një vit më parë në Pragë. Prandaj dëshira për të kompensuar atë zhgënjim dhe për të sjellë në shtëpi një trofe ndërkombëtar pas 60 vitesh është e madhe. Presidenti Rocco Commisso pritet gjithashtu të mbërrijë sot në Greqi, ndërsa mbi 9,000 tifozë priten në sektorin e rezervuar brenda stadiumit Agia Sophia. Ndërkohë, 30,000 të tjerë do të mblidhen në Franchi për të parë ndeshjen para ekraneve gjigante. Dy mijë persona do të shkojnë në Viola Park, që u hap për këtë rast dhe shumë njerëz që do të takohen gjithashtu në vende të ndryshme që janë organizuar për të ndjekur finalen, duke shpresuar për një natë feste siç ishte për Atalantën dhe tifozët e saj pas fitimit të Europa League.

Lexo më tej: Video/ Finalja e Conference League do të jetë Fiorentina-Olympiacos: El Kaabi eliminon Aston Villa

FORMACIONET

Italiano po mendon të vendosë Milenkovic – dhe jo Ranierin – pranë Martinez Quarta. Ndërsa dyshja Arthur-Bonaventura është gati të drejtojë skuadrën në mesfushë. Pas shpinës së Belotti është treshja Nico, Beltra dhe Kouamé me Barak dhe Nzola gati për tu futur në ndeshjes e sipër. Olympiacos prezantohet me 4-2-3-1 të zakonshme. El Kaabi është kërcënimi numër një. Një dyshim i vetëm për Mendilibar, i cili mundi Romën në finalen e Europa League vitin e kaluar: mbetet për tu parë disponueshmëria e Ortega.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI