Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka ndryshim të politikës ndaj Izraelit pas sulmit në Rafah

Lapsi.al 29 May 2024
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka ndryshim të politikës ndaj Izraelit

Shtëpia e Bardhë dënoi humbjen e jetës të dhjetëra civilëve si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Rafah, por tha se nuk planifikon ndryshim të politikës si rezultat i veprimeve të Izraelit. Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve më 28 maj se Izraeli nuk ka shkelur “vijën e kuqe” të presidentit Joe Biden, për ndalimin e armëve sulmuese në të ardhmen, sepse sipas SHBA-së, nuk do të nisë një pushtim tokësor në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës. Biden ka deklaruar më herët gjatë muajit se do të kufizonte furnizimet me armë për Izraelin, nëse ushtria e këtij shteti do të hynte në qendrat e banuara të Rafahut.

“Gjithçka që mund të shohim na tregon se ata nuk po lëvizin drejt një operacioni të madh tokësor në qendrat e banuara në qendër të Rafahut”, tha Kirby.

Nga sulmi izraelit i së dielës, shumica e të vrarëve ishin duke u strehuar në tenda. Biden dhe këshilltarët e tij të lartë vazhdimisht kanë paralajmëruar izraelitët që të mos kryejnë operacione në shkallë të gjerë në Rafah, pa një plan për të ofruar siguri për civilët e pafajshëm. Megjithatë, administrata Biden e bëri të qartë se nuk do të kufizojë të paktën jo menjëherë mbështetjen për Izraelin për shkak të sulmit.

Udhëheqësit e tjerë botërorë kanë dënuar ashpër sulmin në Rafah. Incidenti në këtë qytet në jug të Gazës ndodhi vetëm dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që t’i japë fund ofensivës së tij ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2. 3 milionë banorësh e Gazës është strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Dhjetëra mijëra persona vazhdojnë të jenë në Rafah, përderisa shumë të tjerë janë larguar.

Kirby tha se Biden “nuk merr vendime bazuar në popullaritet apo sondazhe të opinionit publik të realizuar këtu [SHBA] apo në mbarë botën”, por e pranoi që nuk është në interesin e SHBA-së apo “të partnerit tonë, Izraelit, që ai të izolohet edhe më shumë” në skenën botërore. Ai dënoi humbjen e jetës së civilëve, që e cilësoi si të "tmerrshme”. Kirby shtoi se SHBA-ja po monitoron rezultatet e hetimit izraelit për sulmin.

“Ne e kuptojmë që ky sulm la të vrarë dy krerë të lartë të Hamasit [grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian] të cilët ishin drejtpërdrejtë përgjegjës për sulmet”, tha Kirby, duke shtuar se Uashingtoni ka thënë shpesh që Izraeli duhet të ndërmarrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur jetën e të pafajshmëve.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite deri më tani në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 persona./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet m...

08:15

Analiza/ Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Të njëjtën gjë e bënë Norv...

13:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI