Flash

Akuzohet si "porositësi" i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi, del foto e Dritan Nanos

Lapsi.al 30 May 2024
Akuzohet si "porositësi" i sulmit të avokatit Sokol

Personi që shihni në foton e mësipërme është Dritan Nano, i dyshuar si "porositësi" i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë. Ka qënë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi sot në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi. Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen tre autorë të tjerë të sulmit Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku, viojnë të jenë në kërkim nga Policia, ndërkohë që janë ngritur kontrolle në të gjitha pikat kufitare. Ndërkohë avokati Mëngjesi i cili ra pre e sulmit, aktualisht ndodhet në terapi intensive te Spitali i Traumës ku raportohet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI