Flash

Deliu, me 'vrap' te Dinamo: Mehmeti ka kërkuar gjashtë lojtarë për një skuadër pretendente

Lapsi.al 30 May 2024
Deliu, me 'vrap' te Dinamo: Mehmeti ka kërkuar gjashtë

Nuk arriti të futej në Final 4 vetëm në fund, por përmbushi misionin për të mbajtur Dinamon në Superiore, pas një starti katastrofik të sezonit. Tani Dritan Mehmeti kërkon të ndërtojë një skuadër që t’i përgjigjet mendimeve të tij për futbollin dhe kohë për të humbur nuk ka. Tekniku, sidoqoftë, i ka idetë e qarta në lidhje me përforcimet që i duhen dhe ia ka komunikuar presidentit Bardhi dhe drejtuesve të klubit. Dy anësorë ofensivë, që i ka dëshiruar që në sezonin e kaluar në dritaren e dimrit, një qendërmbrojtës, dy mesfushorë qendre dhe një qendërsulmues.

Nëse fleta me role është në tryezën e drejtuesve të paktën për mesfushorët e qendrës ata kanë emra konkretë. Ardit Deliu në skadencë kontrate me Tiranën është i preferuari për teknikun, për të forcuar një repart që mungesën e eksperiencës e kishte thembrën e akilit. Bashkë me 26 vjeçarin synohet edhe Bruno Dita i Shkëndijës, por një njohje e vjetër e Superiores, që do ti bënte shumë punë mesfushës dinamovite. Të dy janë ende në bisedime, port ë tentuar nga idea për tu bashkuar me projektin e ri.

Lexo më tej: “Kampionat i çmendur”. Mehmeti i dëshpëruar për humbjen, Brdaric falenderon trajnerin e hequr: “Patëm fat”

Dinamo ndërkohë ka shënuar edhe blerjen e parë të verës. Peter Mandela Itodo është prezantuar te blutë. Sulmuesi nigeriani ka firmosur për 3 vjet me klubin kryeqytetas, pasi impresionoi sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë me Luzin, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 19 gola.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI