Flash

Lubonja: Naive të besojmë se Rama nuk kërkon të kontrollojë SPAK

Lapsi.al 30 May 2024
Lubonja: Naive të besojmë se Rama nuk kërkon të

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin edhe krimin e organizuar brenda. Duke komentuar miratimin e rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, Lubonja u shpreh se është një tezë që Edi Rama synon të kapë SPAK, përmes nismave, por deri tani nuk e kontrollon. Lubonja tha se Edi Rama ka synuar të kapë SPAK edhe më parë, por duket se nuk ia ka arritur.

“Unë mendoj se opozita duhej të votonte kundër. Tani nëse opozita ka një marrëveshje, me kë e ka këtë marrëveshje? Po mbi cilën do të arrihet marrëveshja? Tani ta mendojmë sikur këta dy palët do bëhen bashkë dhe do bëjnë një marrëveshje për të kontrolluar SPAK, pasi marrëveshja që ka qenë mes forcave politike prej kohësh ka qenë që gjyqësori mos t’i prekte. Por a mund të besohet Edi Rama? Ky mund të ishte naivitet”, - tha Lubonja në studion e emisionit “Open” në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI