Flash

Natalie Portman dhe aktori në një romancë dashurie?

Lapsi.al 30 May 2024
Natalie Portman dhe aktori në një romancë dashurie?

Natalie Portman dhe Paul Mescal u panë së bashku jashtë Bar 69 në Islington, Londër.

Në imazhet, të cilat u postuan nga The Daily Mail, aktorja 42-vjeçare dhe aktori 28-vjeçar, të cilët duket se janë takuar për herë të parë teksa po bënin një intervistë për Variety Actors on Actors vitin e kaluar, shihen duke qeshur dhe duke pirë duhan së bashku.

Portman, e cila u nda nga ish-i Benjamin Millepied në mars, ishte veshur casual me xhinse  dhe atlete. Mescal, i cili ka qenë i lidhur romantikisht me këngëtaren Phoebe Bridgers dhe aktoren Sophie Wilde vitet e fundit, kishte veshur pantallona të zeza të gjera dhe atlete të ngjashme.

Gjatë intervistës së tyre në Dhjetor 2023 me Variety, Mescal e përshkroi Natalie si një aktore "brilante".

Natalie dhe Benjamin në heshtje finalizuan divorcin e tyre në shkurt pas 11 vitesh martesë. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre në Francë, ku jetuan si familje. Ata ndajnë dy fëmijë - djalin 12-vjeçar Aleph dhe vajzën shtatë-vjeçare, Amalia.

U raportua se Benjamin kishte tradhtuar aktoren fituese të çmimit Oscar me 25-vjeçaren Camille Etienne. Spekulimet filluan kur Benjamin dhe Camille u panë duke dalë nga zyra e tij së bashku. Jo shumë kohë më vonë, u sugjerua se afera e supozuar ishtee  "shkurtër" dhe Benjamin "po bënte çdo gjë që ajo ta falte atë ".

 

Të këshilluara

Kitara e John Lennon thyen rekord në ankand

Një kitarë e përdorur nga këngëtari John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand. Kitara akustike Framus Hoote...

14:24

Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?

Harry dhe Meghan mund të kenë hequr dorë nga detyrat mbretërore por ata do të kenë gjithmonë titujt të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it edhe nëse humbasin status...

14:47

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI