Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Ndanin foto intime të vajzave në Telegram, policia arreston grupin Albkings

Lapsi.al 30 May 2024
Ndanin foto intime të vajzave në Telegram, policia arreston grupin

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit famëkeq ‘Albkings’, i cili funksiononte në rrjetin social Telegram dhe shpërndante foto intime të personave të ndryshëm, me qëllim shqetësimin dhe ngacmimin seksual.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Zejnullah Gashi në një konferencë për media, teksa njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e grupit, përgjegjës për veprat penale të vjedhjes së identitetit dhe publikimit të kredencialeve, tha se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

Përveç administratorit të parë është arrestuar edhe administratorja e grupit femër

"Ju njoftoj se prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmonin, zbulonin dhe të arrestonin të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë", tha ai.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllnim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestonim shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Grupi “Albkings” në rrjetin “Telegram” në shumë pak kohë u kthye në një tmerr për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri, teksa aty shpërndahen foto dhe video intime të tyre, përfshirë dhe numra celulari. Për grupe të tilla, hetime po kryhen edhe në Tiranë nga Krimi Kibernetik.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI