Flash

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, votohet të martën në parlament

Lapsi.al 30 May 2024
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, votohet të martën

Qeveria e Sllovenisë miratoi këtë të enjte një propozim për të njohur një shtet të pavarur palestinez, tha kryeministri Robert Golomb, duke ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.

“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha kreu i qeverisë sllovene gjatë një konference për shtyp në Lubjanë.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Në këtë kontekst, Golob bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Është një mesazh paqeje”, theksoi ai.

Qeveria sllovene ngriti një flamur palestinez krahas flamujve të Sllovenisë dhe BE-së përpara selisë së saj në Lubjanë.

Vendimi i qeverisë duhet të ratifikojë në ditët në vijim edhe parlamenti i vendit, anëtar i Bashkimit Evropian . Presidenti i saj njoftoi se organi do të votojë të martën e ardhshme për njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës.

Më 28 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga Izraeli.

Nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia, Qiproja, Hungaria, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria kanë njohur tashmë një shtet palestinez. Malta ka treguar se mund të pasojë së shpejti.

Britania dhe Australia kanë thënë se po konsiderojnë gjithashtu njohjen, por Franca ka thënë se koha nuk ka ardhur ende.

Të këshilluara

Irani ekzekuton 63 të burgosur në dy javë

Gjashtëdhjetë e tre të burgosur të dënuar me vdekje janë ekzekutuar në burgjet e Iranit nga 28 prilli deri më 11 maj, sipas Amnesty International. Sipas gaze...

13:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI