Flash

Video/ Conference e mallkuar, Fiorentina humb finalen e dytë radhazi: Olympiacos kampion në shtesë

Lapsi.al 30 May 2024
Video/ Conference e mallkuar, Fiorentina humb finalen e dytë radhazi:

Finalja e Conference League sërish e hidhur për Fiorentinën, që u mund 1-0 në Athinë pas kohës shtesë nga Olympiacos. Për grekët dhe gjithë Greqinë është trofeu i parë ndërkombëtar në histori. Ajo që ishte në lojë ishte e rëndësishme dhe finalja dhuroi shumë pak emocione në 120 minuta. Terracciano u tregua i mirë ndaj Podence dy herë në pjesën e parë dhe më pas me ish-sulmuesit viola Jovetic në kohën shtesë. Për skuadrën viola mundësia më e mirë i takoi Kouamé që goditi keq dhe Tzolakis shpëton duke devijuar në këndore. Në minutën e 110' portieri grek i tha jo Ikoné, e gjashtë minuta më vonë El Kaabi, deri në atë moment në hije, zhytet me kokë para Terracciano duke i dhënë trofeun Olympiacos.

Fitorja e dytë europiane radhazi për Mendilibar. Tekniku i grekëve, sezonin e kaluar mposhti Romën, në finalen e Europa League, kur drejtonte spanjollët e Sevilla. Tekniku po kthehet kështu një makth për skuadrat italiane: dy të mundura në dy finale, në dy vitet e fundit.

Lexo më tej: Video/ Atalanta në histori, fiton Europa League: Lookman 'terrorizon' të pathyeshmit e Bayer

HAKMARRJA E MUNGUAR

Supozohej të ishte hakmarrja e Pragës. E përkundrazi u bë dushi i akullit i Athinës. Dy finalet e Conference League të humbura njëra pas tjetrës - gjithmonë në minutat e fundit - janë diçka e patretshme edhe për stomakun më të fortë dhe fytyrat e lojtarëve të teknikut Italiano në fund të ndeshjes tregojnë gjithçka për zemërthyerjen. Olympiacos mposhti Fiorentinën në kohën e dytë shtesë - minutën e 116 - dhe ngriti lart kupën në qiellin e qytetit të tyre. Dështon kështu dopieta europiane italiane dhe dështon edhe misioni për të futur nëntë skuadra në tre kupat e UEFA-s. Përveç Fiorentinës, nata greke i shkaktoi zhgënjim të madh edhe Torinos, që do të kishte marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Conference League në rast të një suksesi të Fioreninës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI