Flash

ANSA: Meloni mund të mos shkelë fare në Tiranë

Lapsi.al 31 May 2024
ANSA: Meloni mund të mos shkelë fare në Tiranë

Lajmi që kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në 5 qershor është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat e vendit fqinj. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se në fokus të kësaj vizite është puna për ngritjen e kampeve të refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.

“Puna atje është ende në vazhdim, por falë javës së kulturës italiane, Giorgia Meloni do të kthehet në Shqipëri të mërkurën e ardhshme për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve, të cilat nuk janë ende funksionale, por që qeveria dëshiron t'i aktivizojë "sapo të jetë e mundur" – shkruan ANSA.

Sipas të njëjtave burime, Meloni mund të mos shkelë as në Tiranë në vizitën e shkurtër edhe pse agjenda e takimeve nuk është finalizuar ende. ANSA nënvizon se vizita në Shqipëri do zhvillohet pak ditë para zgjedhjeve europiane të 8 dhe 9 qershorit, për të cilat kryeministrja italiane është duke bërë një fushatë të ethshme.

“Vizita në Shqipëri do të jetë institucionale për kryeministren, edhe pse do të përkojë me fushatën elektorale dhe vjen pas “inspektimit” të ditëve të fundit të deputetëve të së majtës që drejtuan gishtin tek “blofi elektoral” dhe spektakli me “buldozerë në shkretëtirë” që hasën në kantieret e ndërtimit.

Kampi në zonën e portit të Shëngjinit është praktikisht gati, ndërsa në zonën e Gjadrit ku do të vendosen Qendrat e Pritjes dhe Riatdhesimit, puna është ende duke vijuar, por qeveria siguron se do të mbyllet sa më shpejt.

Një udhëtim i kryeministres italiane atje ishte përfolur për datën 20 maj, kur ishte planifikuar hapja e qendrave të emigrantëve. Më pas, një shtyrje pas tjetrës, mbërritëm tek e mërkura, vetëm 3 ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet evropiane” - shkruan ANSA. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Unë jam ajo trapja Meloni”/ Kryeministrja e Italisë takon presidentin e Campania (VIDEO)

Roberto Saviano: Marrëveshja Rama – Meloni, e kotë dhe propagandë

Të këshilluara

Rama pa datë për takimin në Londër

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Londër duket se nuk do të kryhet në fillim të muajit qershor sic ishte parashikuar më herët. Vështirësi të ndryshme që li...

19:08

Albin Kurti pritet nga Erdogan në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalës...

18:38

Meloni vizitë në Tiranë më 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të bëjë një vizitë në Tiranë. Të paktën këtë thonë deri më tani burime mediatike. Në lidhje me këtë vizitë të saj...

18:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI