Flash

Basha flet për programin 1 vit para zgjedhjeve

Lapsi.al 1 June 2024
Basha flet për programin 1 vit para zgjedhjeve

Partia Demokratike ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë".

“Nuk ka qenë e lehtë për shumë nga ju të vini në kohë këtu sepse trafiku dhe parkingu në Tiranë janë një ferr i vërtetë. Njësoj si transportin e ka pushtuar ngecja në vend, kështu i ka ndaluar ora Shqipërisë në këto 11 vitet e qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.

PD është e vetmja forcë politike që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse jetojmë me hallet e demokratëve dhe qytetarëve.

Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, as çmimet nuk u rritën vetvetiu. Të gjitha erdhën sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga drejtësia, shqiptarët e partnerët.

Shqiptarët meritojnë zgjidhje, ne jemi për t’i shpalosur sot këto zgjidhje.

PD e vetmja forcë politike që është në kontakt me qytetarët, vjen me një përfaqësim të plotë me ekspertë të cilët prej më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertë të aleatëve, nga SHBA te Gjermania, kanë krijuar programin. Nga e hëna PD angazhohet në një dialog me dhe për familjet shqiptare”, tha ai.

Të këshilluara

Agron Shehaj: Prioriteti ynë, ekonomia

Shqiperia duhet të pasurohet, ky është qellimi ynë. Dhe e zgjidhja zgjidhje vjen permes rritjes ekonomike. Ekonomia, Ekonomia, Ekonomia. Ky eshte prioriteti ...

11:59

Çfarë ndodh me motin këtë fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e...

08:52

Arrestohet djali i Nehat Kullës

Djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se i biri i Nehat Kullës është arrestuar për d...

11:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI