Flash

Dhunimi avokatit, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Lapsi.al 1 June 2024
Dhunimi avokatit, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Tiranës gjatë seancës së sotme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Organizatori i sulmit, Dritan Nano dhe dhëndrit të tij, Dorian Alia i përfshirë në dhunimin e avokatit Mëngjesi u lanë në arrest me burg.

E njëjta masë u caktua edhe për tre personat e tjerë, të cilët janë në kërkim. Prokuroria kishte kërkuar burg për dy personat, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim. Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.

Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku. Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Agron Shehaj: Prioriteti ynë, ekonomia

Shqiperia duhet të pasurohet, ky është qellimi ynë. Dhe e zgjidhja zgjidhje vjen permes rritjes ekonomike. Ekonomia, Ekonomia, Ekonomia. Ky eshte prioriteti ...

11:59

Çfarë ndodh me motin këtë fundjavë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e...

08:52

Arrestohet djali i Nehat Kullës

Djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se i biri i Nehat Kullës është arrestuar për d...

11:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI