Flash

Marshimi për jetën, Koalicioni pro familjes peticion kundër surrogacisë

Lapsi.al 1 June 2024
Marshimi për jetën, Koalicioni pro familjes peticion kundër

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi në datën 1 Qershor, në orën 10:30 në sheshin “Skënderbej”, Marshimin për Jetën.

Të pranishëm ishin prindër me fëmijët, gjyshër, të rinj, drejtues të Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës që ishin edhe organizatorët, si dhe miq nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Ata marshuan paqësisht nga “Sheshi Skënderbej” deri tek sheshi “Nënë Tereza” në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në ditën kombëtare të fëmijëve. Me pankarta pro jetës dhe familjes, tullumbace dhe lule tregojmë se familja është e shenjtë.

Gjithashtu u vazhdua me firmosjen e Peticionit “Manifesti i Jetës”, i cili ka për qëllim, dërgimin në Parlament për anulimin e:

a) Projektligjit të Surrogacisë,

b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve,

c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar.

Ministria e Shëndetësisë hartoi projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Projektligji ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.

“Unë jam italiane që jetoj në Shqipëri prej 6 vjetësh. Kam ardhur sot në këtë marshim, pasi besoj në familjen dhe në jetën.”

“Jemi pro familjes me nënën dhe babanë dhe jo me prindin 1 dhe 2.”

“Mundohemi shumë ta mbajmë familjen të bashkuar, ndaj e firmosa peticionin.”

“Besoj tek familja tradicionale dhe tek mbrojtja që duhet t’u japim pa kursim fëmijëve.”

“Jemi pro jetës, familjes dhe krijimit.”

“Ka nëna surrogatë që rrinë nëpër apartamente në Shqipëri dhe atë që bëhet në mënyrë ilegale, këta kërkojnë ta legalizojnë. Ky ligj është për biznes të pastër dhe Shqipërinë kthen në tokë të trafikimit të qenieve njerëzore.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI