Flash

Video/ Seferi bashkohet me kombëtaren: kuqezinjtë zhvillojnë seancën e parë stërvitore në Austri

Lapsi.al 1 June 2024
Video/ Seferi bashkohet me kombëtaren: kuqezinjtë zhvillojnë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjen për Euro 2024 me kuqezinjtë që kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Graz një ditë më parë. 25 lojtarë janë tashmë nën urdhërat e teknikut Sylvinho, sepse edhe Taulant Seferi është bashkuar sot me grupin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin për më shumë se një orë me ngarkesë të plotë dhe i gjithë proces stërvitor ka shkuar normalisht. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin është bashkuar në këtë seancë edhe Taulant Seferi. Sulmuesi mbylli të premten impenjimin me klubin e tij në Dubai dhe u stërvit rregullisht.

Seferi gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës. Edhe portieri Elhan Kastrati ka kaluar gjendjen gripale dhe është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Priten tani vetëm Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti. Mesfushori do të bashkohet sot me grupin, ndërkohë që i fundit do të vijë në grumbullim Gjimshiti pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës.

Lexo më tej: Video/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Austri: Gjimshiti humbet miqësoren me Lihtenshtejnin

Ndërkohë, ekipi do të vijojë me përgatitjet e fundit nesër në prag të miqësores së parë të qershorit, asaj ndaj Lihtenshtejnit, që zhvillohet më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZF7ZVV6kywE

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI