Flash

Video/ Fitues i Topit të Artë, Europianit e Champions, por CR7 qan me dënesë për humbjen e Kupës së Arabisë

Lapsi.al 1 June 2024
Video/ Fitues i Topit të Artë, Europianit e Champions, por CR7 qan me
Cristiano Ronaldo shpërthen në lot pasi ekipi i tij Al Nassr humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Al Hilal me penallti. Një humbje që zgjat thatësirën e trofeve të CR7 në Arabinë Saudite. Ish-lojtari i Juves dhe Real Madrid, 39 vjeç, u shemb përtokë pas penalltisë së fundit, ndërsa Al Hilal festoi. Ronaldo më pas u largua ngadalë nga fusha dhe u ul në pankinë me lot që i rridhnin në fytyrë. E të mendosh që në karrierë ka fituar gjithcka përvec Botërorit. Në një ndeshje që pa tre kartonë të kuq, përfshirë një për ish-portierin e Al Nassr, David Ospina, Ayman Yahya shënoi në minutën e 88’ duke barazuar avantazhin e Al Hilal të firmosur nga Aleksandar Mitrovic. Më pas Al Hilal triumfoi 5-4 me penallti për të siguruar tripletën saudite pasi kishte fituar edhe Superkupën dhe Saudi Pro League. Lexo më tej: Ronaldo fiton arbitrazhin kundër Juventus: klubi duhet t’i paguajnë 9.7 milionë euro me interesa Këtë sezon Al Hilal, me yllin Neymar të dëmtuar që prej tetorit, ka vendosur një seri rekord prej 34 ndeshjesh në të gjitha garat. Al Nassr, i dyti në kampionat pas Al Hilal dhe që humbi nga e njëjta skuadër në Superkupë, humbi edhe një herë pavarësisht se Ronaldo shënoi rekordin e 35 golave në Pro League. I vetmi titull i fituar deri më tani me klubin e Riadit është Kupa e Kampionëve për klubet arabe vitin e kaluar. Kontrata e CR7, e cila thuhet se do t'i sjellë 400 milionë euro për dy vjet e gjysmë, skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI