Flash

Video/ Humbja më absurde: Rinderknech shkelmon reklamën nga nervat, thyen e gishtin e tërhiqet

Lapsi.al 1 June 2024
Video/ Humbja më absurde: Rinderknech shkelmon reklamën nga nervat,
Si t'i bësh keq vetes: e tregon më së miri Arthur Rinderknech. Francezi në fakt u eliminua nga turneu Roland Garros në mënyrën më tallëse të mundshme. E të mendosh që ai kryesonte me dy sete me zero në ndeshjen e raundit të dytë me Tomas Etcheverry. Pas një pike të shënuar nga argjentinasi, Rinderknech nga inati goditi një tabelë reklame dhe pak më pas, për shkak të dhimbjes së fortë në këmbë, u tërhoq nga gara. Një dëmtim absurd, që e detyroi Arthur Rinderknech të humbasë edhe ndeshjen e radhës në dyshe, e planifikuar të luante në krah të Nuno Borges. Një dramë e vërtetë sportive për francezin e lindur në vitin 1995 dhe një sukses i papritur për Etcheverry, i cili do të përballet tani me Casper Ruud në raundin e tretë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI