Flash

83-vjeçaren e hipin në avionin e gabuar/ Në vend të Athinës, zbret në Tiranë

Lapsi.al 2 June 2024
83-vjeçaren e hipin në avionin e gabuar/ Në vend të

Gazeta gjermane BILD, ka publikuar historinë e një 83-vjeçareje që për shkak të një ngatërrese avioni në aeroportin e Nurembergut në Gjermani përfundoi në Tiranë në vend që të shkonte në Athinë. Fluturimi i të moshuarës ishte prenotuar nga djali i saj i cili jeton në kryeqytetin grek dhe që kishte paguar edhe asistencë për nënën e tij për ta shoqëruar gjatë udhëtimit.

Por punonjësit e aeroportit e hipën të moshuarën në avionin e gabuar. Ajo zbarkoi në Shqipëri në vend të Greqisë. 83-vjeçarja, në një karrocë me rrota nuk dinte ku të shkonte në aeroportin e Tiranës derisa u pikas nga një punonjës i sigurisë.

Ajo nuk fliste as gjermanisht dhe as anglisht dhe vështirë se mund të komunikonte në një vend të huaj. Pasi u lidh me vajzën që kishte në Gjermani, të moshuarës i rezervuan në një hotel pranë aeroportit në Tiranë derisa mori një avion tjetër për në Athinë. BILD thotë se autoritete janë duke e e hetuar rastin se si ndodhi ngatërresa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI