Flash

Arrestohen dy turq që tentuan të iknin nga Muriqani me identitet të rremë

Lapsi.al 2 June 2024
Arrestohen dy turq që tentuan të iknin nga Muriqani me identitet

Dy shtetas turq janë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit teksa tentonin të dilnin nga territori shqiptar. Raportohet se ata kanë përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë për të kaluar, por janë pikasur nga autoritetet kufitare.

Sakaq, në pranga ka rënë edhe një tjetër shtetas turk për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë (me përshtatje), vihen në pranga 2 shtetas turq.

Në pranga dhe 1 tjetër shtetas turk, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi O. O., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjykata liron nga qelia gazetarin Hasanaga

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Rexhina Omeri, të cilën janë në akuzë për f...

11:59

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në El Salvador

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar më 31 maj zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Pos...

14:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI