Flash

Carla Bruni flet për betejën me kancerin

Lapsi.al 2 June 2024
Carla Bruni flet për betejën me kancerin

Carla Bruni ka folur së fundmi për betejën e saj me kancerin e gjirit në vitin 2019.

“Kam punuar për të kuptuar veten dhe më pas kam zbuluar shërime që nuk lidhen me fjalët, por me ndjesitë dhe kujtimet e varrosura. Dhe ajo që kuptova, është se shumica prej nesh nuk janë aq neurotikë sa mendojmë. Por, ndoshta më të lënduar”, tha fillimisht Carla Bruni në një intervistë për “Vanity Fair”.

Për modelen , çdo person ka traumat e veta personale. “Psikoterapitë adresojnë të gjitha këto dhe kanë ndryshuar gjithçka në jetën time. Tani, ndjej se jeta ime ka kuptim. Zbulova një liri të jashtëzakonshme që nuk na mësohet, megjithëse duhet mësuar që në djep.

Ne jemi të lirë të zgjedhim se si do të reagojmë ndaj ekzistencës sonë, nuk e dija këtë sepse isha i kapur nga egoja. Egoja është atje për të na mbrojtur, si truri ynë, i cili është si një qendër alarmi.”

Më pas, duke folur më gjerësisht për kancerin, ajo tregoi se ende nuk është shëruar plotësisht.

“Kanceri hap dyer të reja. Dhe sapo të kapërceni tronditjen fillestare, është pothuajse freskuese, edhe nëse është e dhimbshme, shqetësuese dhe e frikshme. Unë kam një vajzë 12-vjeçare dhe dua ta shoh të rritet”, përfundoi Bruni.

Të këshilluara

Jennifer Lopez anulon turneun e verës

Artistja e njohur Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj “THIS IS ME…LIVE”. Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë ...

20:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI