Flash

Selena Gomez flet për romancën me Benny Blanco

Lapsi.al 2 June 2024
Selena Gomez flet për romancën me Benny Blanco

Selena dhe partneri i saj, producenti Benny Blanco po e marrin seriozisht idenë e një të ardhmeje së bashku.

Në një intervistë të fundit për revistën “Time”, Gomez u pyet për romancën me Benny-n dhe planet për fëmijë.

“Unë e di se çfarë mund t’u shkaktojnë njerëzit atyre që duan. Fansat e mi, të cilët i adhuroj dhe ndiej sikur më kanë formuar për atë që jam, mund të më thonë gjëra që më lëndojnë për mënyrën se si e jetoj jetën time.

Por, Benny ka forcën në vetvete që asnjë nga këto zhurma të jashtme të mos më ndikojë. Është me të vërtetë e rrallë dhe unë thjesht çmoj çdo moment me të,” tha artistja.

Ajo gjithashtu zbuloi se kishte menduar të adoptojë një fëmijë edhe nëse nuk do të kishte gjetur partner pasi për një periudhë të caktuar kohe ka qenë e vështirë gjetja e njeriut të duhur.

“Unë isha vetëm për pesë vite dhe u mësova shumë me këtë fakt. Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vjet vetëm, por e pranova disi.

Më pas bëra një plan, që do ta adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare edhe nëse nuk do të kisha takuar askënd,” shtoi këngëtarja.

Gomez dhe Blanco nisën romancën e tyre në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Dyshja dolën publikisht  në rrjetet sociale ku këngëtarja postoi një unazë të dhuruar nga ai duke nxitur spekulimet për fejesë.

Të këshilluara

Carla Bruni flet për betejën me kancerin

Carla Bruni ka folur së fundmi për betejën e saj me kancerin e gjirit në vitin 2019. “Kam punuar për të kuptuar veten dhe më pas kam zbuluar shërime që nuk l...

09:55

Jennifer Lopez anulon turneun e verës

Artistja e njohur Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj “THIS IS ME…LIVE”. Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë ...

20:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI